Na ndiqni edhe në

Emisionet

Inxhinieri: Këto janë rrugët më problematike në Shqipëri!

Inxhinieri: Këto janë rrugët më problematike në

Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari ka komentuar gjendjen e një sërë akseve rrugore në vend, të cilat së fundmi janë përballur me rrëshqitje dherash, çarje asfalti dhe probleme serioze për qarkullimin.

Gjatë intervistës u përmendën disa nga segmentet më të diskutuara nga veriu në jug, mes tyre:

Kuç–Qeparo–Dhërmi
Tuneli i Llogarasë
Tuneli i Skërficës
Kardhiq–Vlorë
Lëpushë–Poçem
Ura e Selenicës
Korçë–Ersekë
Dardhë–Boboshticë
Qukës–Qafë Plloçë
Librazhd–Përrenjas
Auto-moto-parku Elbasan
Vorë Zall-Herr

Skarpata në Rrugën e Arbërit
Derjan–Macukull (Mat)
Unaza e Burrelit
Tuneli i Murrizit
Lurë–Peshkopi
Shëngjin–Velipojë

Ngjeqari theksoi se rrëshqitjet në zona malore janë fenomene të zakonshme, pasi rrugët janë struktura të hapura dhe të ekspozuara ndaj kushteve natyrore.

“Rrëshqitje ka pasur dhe do të ketë. Rrugët janë në natyrë të hapur, si çdo strukturë tjetër që amortizohet.”

Megjithatë, ai nënvizoi se problemi nuk qëndron vetëm te natyra, por edhe te mungesa e cilësisë në projektim, zbatim dhe mirëmbajtje.

Sipas inxhinierit, në disa raste projektet nuk realizohen sipas volumit të parashikuar, ndërsa supervizioni nuk kontrollohet realisht. Ai përmendi si shembull segmentin Qukës–Qafë Plloçë, ku sipas tij rruga kalon në lartësi mbi 1,300 metra dhe përballet natyrshëm me terrene të vështira. Por, ai theksoi se nëse skarpatat nuk realizohen me pjerrësinë e duhur dhe nuk zbatohen parametrat teknikë maksimalë, rreziku për rrëshqitje shtohet.

“Është një konvejer problemesh që fillon nga projekti, kalon te zbatimi dhe përfundon te mungesa e kontrollit.

Përsa i përket tuneleve, përfshirë Tuneli i Murrizit dhe Tuneli i Llogarasë, Ngjeqari tha se në disa raste mund të ketë probleme me izolimin dhe drenazhimin e ujërave, sidomos kur formacionet gjeologjike ngopen me ujë dhe rrisin peshën specifike të terrenit.

Ai sqaroi se për të dhënë një vlerësim përfundimtar teknik për çdo rast, kërkohet inspektim në terren dhe analiza e detajuar gjeologjike.

Një tjetër problem, sipas tij, është mungesa e një sistemi funksional mirëmbajtjeje për rrjetin rrugor kombëtar. Ai theksoi se fondet për mirëmbajtje shpesh nuk shoqërohen me kontroll real të ndërhyrjeve në terren./K.C/dritare.net