
Ish-oficeri i policisë Skënder Doda, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka folur për rolin kritik të policisë në situata krize, duke theksuar se kur rrëzohet shteti, elementi i parë që qëndron në këmbë është policia. Ai shpjegoi se qytetarët kanë dy alternativa: të paguajnë taksat shtetit ose bandave, duke kujtuar përvojat e pas vitit 1990, krizën e piramidave në 1997 dhe vrasjen e deputetit Azem Hajdari në 1998.
“Policia është shërbim për popullin. Ka dy alternativa: ose do t'ia paguajnë taksat shtetit, ose bandave për të mbijetuar. Ne e kemi provuar pas 90-ës, edhe në 97-ën me krizën e madhe të piramidave, po ashtu në ngjarjet e shtatorit 98-ës me vrasjen e deputetit Hajdari,” tha Doda, duke nënvizuar se roli i policisë është thelbësor për stabilitetin.
