

Emil Agolli në Dritare Tv e rrëfeu jetën e poetit të njohur Dritëro Agollit, ndryshe, si e kishte parë ai si një fëmijë 10-vjeccar deri sa gjyshi i tij u nda nga jeta.
Emili rrëfeu lidhjen që kishte Dritëoi me Menkulasin dhe Devollin, vendlindjen e tij, pasi u largua në moshën 16-vjeccare, duke theksuar se poeti e identifikonte shumë veten e tij si fshatar. Po ashtu nipi i tij rrëfeu se Dritëroi i donte shumë kafshët, kryesisht kalin.
“Vendlindja e gjyshit, Menkulasi ka qenë një pjesë thelbësore e krijimtarisë së tij dhe pjesë thelbësore se kush ai ishte. Ai identifikohej si fshatar. Shprehej se ishte krenar që ishte fshatar, e donte shumë pjesën e fshatit. E ka pasur shumë qejf fshatin, saqë para se të shkonte për studime për gazetari, ka dashur që të bëhej veteriner. Kjo pasi ka pasur lidhje të thellë me fshatin dhe kafshët. Kalin e kishte krijesën e tij të preferuar, sepse nëse do të kishte mundësi të jetonte një jetë tjetër, do të donte të ishte kalë. I donte shumë kuajt.
Më lini t’ju lexoj një poezi:
Dobësia ime për kuajt
Dobësinë time për kuajt ju e dini ,
Për ta kam folur e kam shkruar kaq vargje .
Kur shkoj në fshat u them miqve : më shpini
Me kuajt të rri pak në paqe .
Dhe ndiej vërshëllimën e bishtrinjve
Që ngrihen lart e vërtiten në erë ,
U bien në bri e në bark qimeve
Dhe qimet ndritin si kadife e porsablerë ...
Sikur të ndodhin në jetë mrekullira
Që njeriu të kthehej në një qenie tjetër të gjallë
Dhe mua të më pyetnin se ç'dëshiroja të isha ,
Unë sigurisht do përgjigjesha : kalë!...
Dashurinë që pati ai për kuajt dhe fshatin e kam trashëguar edhe unë. Devollinjtë, i vlerësonte shumë. Ka pasur një shprehje se aftësinë e tij për punë e ka nga ana e Devollit, zgjuarsinë e kishte nga Erseka. Devollinjtë i vlerësonte si punëtorë të palodhur. Devollin nuk e krahasonte me asnjë, pasi ka qenë vendlindja e tij. Kishte vazhdimisht miq dhe kushërinj devollinj që e vizitonin”, u shpreh Emil Agolli./M.K-dritare.net

















