Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thuhet në letrën e fundit që Dritëro Agolli i la nipit!

Çfarë thuhet në letrën e fundit që Dritëro

Emil Agolli, nipi i Dritëro Agollit erdhi sot në DritareTV për të ndarë të pathëna nga jeta e gjyshit të tij. Emili zbulon një letër që i la gjyshi pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, letër që e mban gjithmonë me vete afër zemrës. Sa herë kam dyshime te vetja, thotë Emili, filloj e lexoj.

“Unë kam shumë letra nga gjyshi im. Por njëra është më e veçantë. E mbaj gjithmonë afër zemrës, në portofol. Sa herë kam dyshime te vetja ime, filloj e lexoj.

Letra!
"I dashur Emil! Gjyshi të do shumë dhe besoj që do të bëhesh njeri me vlera të çuditshme. Të jap një këshillë: “Mos dëgjo budallenjtë!” Budalla mund të jem edhe unë, as mua mos më dëgjo. Dëgjo vetëm shkollën, talentin. Edhe shkollën kundërshtoje nëse gabon. Mos ki frikë nga asgjë, si gjyshi që nuk ka frikë as nga ty, as nga Drisarta as nga Majlinda, e as nga Artani. Të puth gjyshi!”

Çfarë thuhet në letrën e fundit që Dritëro
Kjo letër është shkruar në vitin 2014. Çdo person që vinte për vizitë në shtëpi, unë dilja i takoja. Gjyshi u thoshte: Ky do të bëhet një njeri më i madh se unë. Do të bëhet artist. Sepse unë e kam qejf edhe pikturën. Gjyshi ka pasur gjithmonë qejf që unë të bëhem dikush.”, tregon Emili./K.C/dritare.net