 
		                       Avokati Ngjela: Çifti Meta-Kryemadhi, rast unik në botë!
		                        	E Enjte  18 Prill 2024, 14:02
		                            
		   	    			Dritare.net
 
Avokati Spartak Ngjela në Dritare Tv komentoi ‘përplasjen’ mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi kreu i PL deklaroi se nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë.
Zoti Ngjela u shpreh se është rasti i vetëm në botë që PL u krijua si parti politike nga një çift bashkëshortësh.
“Fakti që burrë e grua kanë themeluar një parti është rast i veçantë botëror. Nuk ka rast në botë që burri dhe gruaja të themelojnë një parti, Meta dhe Kryemadhi tani e ndajnë si të duan”, tha zoti Ngjela./M.K-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       