
Avokati Spartak Ngjela në Dritare Tv komentoi pse kreu i PL, Ilir Meta sulmon Altin Dumanin, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Zoti Ngjela u shpreh se Meta ndodhet në shqetësim nga procesi penal dhe kjo shkakton edhe këto veprime.
“Meta është i akuzuar, çdo rrezik krijon një shqetësim të brendshëm, që krijon depresion. Meta është në depresion, nuk mund ta gjykoj në këtë gjendje. Ka shqetësime nga procesi penal, të gjithë që ndodhen në këtë situatë e kalojnë këtë gjendje. Të gjitha ato që thotë Meta, janë shtysa të brendshme që i vijnë nga akuza”, tha avokati./M.K-dritare.net

















