Na ndiqni edhe në

Emisionet

Ardit Bido: Ja mediat shqiptare që financohen nga Athina!

Ardit Bido: Ja mediat shqiptare që financohen nga Athina!

Drejtori i Arkivave të Shqipërisë Ardit Bido i ftuar në DritareTv u shpreh se disa media shqiptare orientohen nga Athina, ndaj nuk flasin për problemet që po hasin disa fshatra shqiptare që nuk u lejohet të përdorin plazhin e tyre. Sipas tij është tradhti që të vendosen në Himarë kandidatë për kryetarë bashkie që janë vorio-epiriotë.

“Mediat në Shqipëri flasin për probleme pronash atje ku nuk ka. Në Himarë dhe në Dhërmi ka probleme pronash siç ka në Qerret dhe Gjirin e Lalëzit. Është futur mafia në mes, ka ndihmuar një kushëri kundër një kushëriri tjetër. Por është një sherr mes kushërinjsh. Pra ndarja a e pronave ka krijuar një sherr mes kushërinjsh. Problemi real është në fshatra shqiptare që u mohohet plazhi dhe që nuk e dëgjoj nga mediat shqiptare. Sepse disa orientohen ose marrin rrogë nga Athina. Nuk kanë gazetarë që të shkojnë të tregojnë problemet e tokës. Pra të arrish ta tregosh këtë mllef të këtyre fshatrave shqiptare, që është mllef opozitar-ekonomik, jo etnik se janë fshatra patriotikë sot e kësaj dite. Por që këtë mllef ti ta kanalizosh te vorio-epiriotizmi duke ia lënë alternativë të vetme këtyre banorëve, një vorio-epirotist është tradhti.”, thotë Ardit Bido në DritareTV. Mesa duket Athina ka hequr dorë nga pensionet. Tani paguan direkt portalet./K.C/dritare.net