Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ardit Bido: Pse priten trazira në Himarë më 4 gusht!

Ardit Bido: Pse priten trazira në Himarë më 4 gusht!

Ardit Bido në Dritare Tv deklaroi se në 4 gusht mund të ketë trazira, nëse do të ushtrohet qëllimisht presion ndaj votuesve, ndaj një kandidati të caktuar për qëllime anti-shqiptare.

“Mediat shqiptare fotoja e Belerit me Nikola Geixh nuk i bëri përshtypje, sepse është e qartë që kemi të bëjmë një aleancë, që kërkon të provokojë tensione shqiptaro-greke. Duke i orientuar rrjedhimisht nacionalistët-grekë që të hedhin financime, dhe aleancë kanë gjetur me opozitën, që për hallet e veta është e gatshme të bëjë gjithçka.

Nuk është e habitshme që Beleri deklaroi: “Nëna Greqi nuk i harron himariotët”, pasi financohet nga nacionalistët-grekë.

Nuk është halli Fredi Beleri, por ata që e sponsorizojnë. Duhet kuptuar që në Himarë kemi qartazi fise shqiptare, por nuk duhet të bëjmë ndasi me minoritetesh.

Në 4 gusht do të jetë problem nëse do të ushtrohet presion ndaj emigrantëve për të votuar ndaj një kandidati për qëllime anti-shqiptare, që është dhe vepër penale”, tha zoti Bido./M.K-dritare.net