
E bija ka ditëlindjen. Ja si e uron Vera Grabocka!
Dritare.net

Prej vitesh, Linda jeton në SHBA dhe për shkak se mbrëmë ishte spektakli i vallëzimit "Dance With Me", Vera nuk mundi të ishte pranë saj. Por, ajo, si rrallë herë, e uroi nga ekrani.
Zbriti në skenë dhe krah stafit të saj e uroi me fjalë zemre.
"Përshëndetje e dashur Linda! Siç e sheh unë jam në punë, si gjithmonë. Por sot është dita më e bukur e jetës time, më e mrekullueshmja.
Më vjen keq, shumq keq që nuk jam me tyr! Por sot jam me stafin më të mirë në botë dhe të gjithë bashkë duam të të urojmë gëzuar ditëlindjen", tha Vera dhe të gjithë kënduan këngën e ditëlindjes.
Më pas juria dhe konkurrentët e kanë uruar, të gjithë me radhë, duke vallëzuar në skenën me atmosferë Pariziene.
Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i Alketa Vejsiut e cila e cilëson motër Lindën dhe i kujtoi asaj se është bashkëshorte e mrekullueshme, nënë e mirë dhe e bija e dy prindërve të jashtëzakonshëm, Verës dhe Timo Fllokos./E.B-dritare.net

















