Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Tritan Kalo: Çfarë duhet të dini për kovidin, në verë!

Tritan Kalo: Çfarë duhet të dini për kovidin, në

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shërbyer jo vetëm si mjek pranë shërbimit antikovid në QSUT, por po ashtu ka ofruar informacion dhe këshilla me vlerë për të gjithë qytetarët gjatë gjithë periudhës së Covid-19.

“Komunikimi në mjekësi është e shumë rëndësi. Nuk ishte i rastësishëm përcaktimi i kësaj sëmundje me emrin Covid-19, që për ne do të thotë Covid, bashkë- zbrazje. Pikërisht ky virus këtë bëri zbrazi trurin, zbrazi dhe trupin. Truri ndjeu panikun duke u mbytur nga informacione dhe infodemia ose gjithollogjia. Të gjithë u morën me dezinformimin për Covidin, duke rritur më tej panikun. Ky panik ndikon në tru duke ulur nivelin e imunitetit në trup. Komanduesi i mekanizmave imunitare të organizmit është frika dhe pikërisht qëllimi që unë shkruaja me pacientët, ishte për t’u hequr frikën.

Kisha dëshirën për t’i informuar dhe për t’i orientuar për mënyrën e ecurisë së sëmundjes që njerëzit të çlirohen nga ky makth. Sot flitet për një ecuri të zgjatur të Covid-19. Mesatarja e shtrimeve varion të rreth 30 pacientë, por spitali aktualisht operon në të dy nivelet, infektiv dhe zona e kuqe ku janë pacientët me Sars Covid-19, që shkojnë rreth 27 në një ditë. Karakteristikat e pacientëve me Sars Covis-19 janë kryesisht të moshuar, janë persona të pavaksinuar, kanë çrregullime nga sëmundjet bazë, të cilat nuk janë mjekuar në kohë. Të rinjtë e infektuar janë ata që nuk janë të vaksinuar. Ndërsa në grupin e personave që janë të vaksinuar dhe përsëri infektohen, tregon se imuniteti ka rënë në zero dhe nuk kuptohet ende kohëzgjatja e vaksinimit. Pasi vaksinat janë prodhuar para se të dilnin edhe mutacionet e reja të vetë virusit fillestar. Vaksina mbetet mjeti më i dobishëm në ruajtjen e shëndetit. Unë pres një vaksinë të përbashkët me gripit dhe Covid-19.

Fëmijët dhe të rinjtë që nuk bëjnë testin për të mbrojtur të tjerët, por vijojnë jetën normale, ndihmojnë përhapjen. Ardhja e emigrantëve nga vendet si Franca, Gjermania, Anglia solli edhe variantet e reja të infektimeve. Zakonisht këta persona janë më të ndërgjegjshëm”,- u shpreh Kalo në emisionin Dritarja e Doktorit./M.T-dritare.net