
Pse obozitet nuk është problem kozmetik por sëmundje, flet mjeku Qirko!
Dritare.net

Kardiologu Spiro Qirko në një intervistë për Dritare TV ka treguar mbi disa sekrete që duhet të dimë për shëndetin e zemrës, si dhe obezitetin.
Mjeku kardiolog tha se sot obeziteti përbën një ndër sfidat më madhore në lidhje me shëndetin, pasi si pasojë e tij vijnë një sërë sëmundjesh që rrezikojnë jetën e njerëzve.
Ndër të tjera, ai tregoi se obezitet kërcënon një sërë organesh në trupin tonë dhe nuk mund të konsiderohet më si një problem kozmetik, por si një sëmundje që ndikon në jetëgjatësi.
“Sot oboziteti përben një nga sfidat më madhore, pasi krijon sfondin e një sërë sëmundjesh që kërcënon jetën e njerëzve. Dikur ka qenë një problem kozmetik para luftës së dytë botërore, pasi obeziteti përmirëson paraqitjen fizik të njerëzve. Kur kanë qenë pasha të ulëta është kërkuar të rritej, por statistikat kanë treguar të kundërtën.
Pasi obeziteti është sëmundje malinj, ndikon në shumë organe. Kështu krijohen ndërlikime shumë të rrezikshme edhe për cilësinë e jetës por për jetëgjatësinë e njerëzve.
Obeziteti vlerësohet thjesht me një formulë, që është raporti përmes peshës së njeriut dhe gjatësisë të ngritur në metër katror, përbën atë që quhet treguesi i masës trupore. Kjo është përcaktuar në mënyrë matematikore. Nëse ky tregues është nën 18.5 atëherë njeriu është nën peshë, nëse është 20-29 vlerësohet normal, nëse kalon 29.5 quhet obez deri në shqetësues”, tha ai./M.K-dritare.net

















