
Një ulçër apo një tumor i stomakut/ 8 shenjat e rrezikut!
Dritare.net
Ndjesia e fryrjes së tepërmi pas një vakti të lehtë, një ulçër e vjetër apo të përzjerat e shpeshta mund të jenë shenja paralajmëruese për kancerin e stomakut. Kjo është një sëmundje përgjegjëse për një numër të madh vdekjesh në vendin tonë.
Për të mësuar më tepër se si të mbrojmë stomakun tonë dhe se kur kemi të bëjmë me alarmin e kancerit të stomakut, Dritarja Doktorit ishte këtë javë pranë mjekes gastro-hepatologe, Vigjilenca Demiraj, për të mësuar më tepër rreth këtyre simptomave të rrezikut.
“Kanceri i stomakut është nëj tumor në mukozën e stomakut. Si fillesë për këtë shërben një infeksion në mukozën e stomakut, e cila më pas mund të kalojë në ulçër. Pastaj se çfarë drejtimi merr kjo ulçër është një problem më vete. Ato kalojnë në tumor dhe në kacer të stomakut. Numërohen 8 shenja, 8 simptoma. Së pari ëshrë fryrja që ndjejnë të sëmurët në stomak. I sëmuri ndjehet i fryrë sadopak që të hajë dhe barku të krijon imazhin e një gruaje shtatzënë. E dyta është djegia që i sëmuri ndjen në stomak, gjoks apo dhe në fyt. Nëse kjo djegie reziston për ditë dhe javë të tëra është një sirenë alarmi. Shenja e tretë janë të përzjerat, të vjellat. Nëse zgjasin me javë të tëra është problem. Shenja e katërt është diskomforti, i sëmuri kupton që diçka nuk shkon me organizmin e tij. Së pesti ëhstë rënia në peshë. Këta persona bien në peshë për një afat të shkurtër kohe, 2-3 muaj. Së gjashti është lodhja. Këta persona ndjehen shpesh të këputur dhe pa fuqi. Kjo vjen sepse nga ky tumor mund të rrjedhë pak gjak, i pakapshëm në mikroskop. Tek këta të sëmurë do të shohim më pas se do të ketë një anemi. Së shtati është shenja e ngopjes. Këta pacientë kanë ndjenjën e ngopjes, ngopen shumë shpejt. Dhe shenja e 8 dhe e fundit është gjakderdhja nga goja, që del bashkë me të vjellat. Por jo nëse janë rrema gjaku. Nëse ti me të vjellat nxjerr sasi të madhe gjaku duhet të shkosh menjëherë tek specialisti. Kuptohet edhe sepse feçet në melen kanë ngjyrë të zezë të fortë. Kjo ngjyrë vjen sepse gjaku duke kaluar në zorrët e holla, aty ndodhen disa kripëra që quhen bikarbonate dhe hyjnë në reaksion me to dhe ndryshon ngjyra e gjakut”, u shpreh mjekja.
Mjekja tregoi gjithashtu dhe cilat ishin disa nga faktorët që ndikonin në zhvillimin e kancerit të stomakut dhe sa të rëndësishme ishin kotrollet e vazhdueshme.
"Faktorët e rrezikut për kancerin e stomakut janë bakteri i pilorit, një lloj bakteri që në 80% të rasteve shakton sëmundjet e stomakut. Së dyti është herediteti. Faktori gjenetik është gjithashtu shumë i rëndësishëm, kalon shpesh në breza. Mosha ndikon gjithashtu sepse me rritjen e moshës rritet rreziku. Situata duhet mbajtur në komtroll periodik duke bërë vizita dhe kontrolle të vazhdueshme”, u shpreh Demiraj./M.K/dritare.net

















