
Nepsi i shtatzënisë, i bën këto gra të hanë edhe gurë!
Dritare.net
Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë gjatë një shtatzënie, për seksin dhe marrëdhëniet intime.
“Nuk duhet të konsumohet duhani, alkooli, drogërat, të cilat kanë ndikim negativ dhe mund të ndodhin probleme nga më të ndryshmet.
Pijet me gaz, pijet energjike nuk rekomandohen. Nuk rekomandohet stresi dhe ankthi, gratë duhet të jenë sa më të qeta. Duhet të ushqehen shëndetshëm, pra eleminimi sa më i madh i karbohidrateve dhe sheqernave. Këshillohen jo më shumë se tre feta bukë e të eleminohen dhe çokollatat apo akulloret.
Kujdesi më i madh duhet të jetë për marrjen e yndyrnave bimore dhe shtazore, sepse piklat e yndyrës mund të bëjnë që bebi mos të marri ushqimin e nevojshëm.
Shumë e rekomanduar është ecja me këpucë të sheshta dhe heqja e takave të larta. Në periudhën e verës është mirë konsumimi i lëngjëve, lëngja frutash të shtrydhura, ujë, çaj.
Do të kisha rekomanduar gjithashtu veshjen e intimave, të cilat duhet të jenë të pambukta e të buta dhe duhet patur parasysh që shtatzënia është një gjendje e re që i shton sekrecionet vaginale, të cilat janë pa ngjyrë e pa erë.”,u shpreh mjekja gjinekologe Keta./M.T/dritare.ne

















