Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Mjeku Hoxha: Obeziteti është sëmundja e shekullit, ja si ta kuptoni që fëmija juaj është në rrezik!

Mjeku Hoxha: Obeziteti është sëmundja e shekullit, ja si ta

Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut pediatër endokrinolog Petrit Hoxha, i cili na shpjegoi se si shkaktohet obeziteti tek fëmijët dhe se si regjimi i keq ushqimor është bërë shkak për shumë sëmundje, por kryesorja ndaj sëmundjes së diabetit.

Hoxha shpjegoi se obeziteti po kthehej në një sëmundje aspak normale tek të fëmijët teksa në Shqipëri 1 në 6 prej tyre vuante nga obeziteti. Ai tha se kjo vinte pasi fëmija merrte më shumë kalori se sa kishte nevojë dhe se prindit kjo i dukej një shenjë e shëndetit të mirë. Hoxha tregoi se marrja e më shumë sheqeri dhe yndyrnash se sa trupi ka nevojë sillte më pas një sërë sëmundjesh, më e rrezikshmja prej tyre diabeti.

"Obeziteti është sëmundja e shekullit për fëmijët. Është një pandemi që ka përfshirë të gjithë botën. Nëse nënpesha vjen e rregullohet me përmirësimin e kushteve të jetesës apo atyre sociale, mbipesha po merr përherë e më shumë hapësirë. Ajo që më trishton është kur prindërit mbipeshën apo shëndetin e tepërt e shohin si shenjë të shëndetit të mirë. Në kushte normale, në çdo muaj të jetës dhe të vitit duhet të jetë një gjatësi e caktuar, një peshë e caktuar dhe duhet të marrë një numër të caktuar kalorish. Përgjithësisht ne si model marrim qumështin e nënës. Sikundër janë mdërtuar komponentët në qumështin e nënës pra proteinat, ynyrnat dhe sheqernat ashtu kërkojmë të realizojmë edhe ne përbërjen ushqimore. Fëmija ka nevojë për karbohidrate që zë rreth 55% të kalorive ditore, yndyrna që zënë rreth 30% dhe proteina 20 deri në 15% të kalorive ditore. Nëse një fëmijë, le të themi 5 vjeç, duhet të marri 1500 kalori por në vend të kësaj merr 3500 kalori në ditë. atëherë kuptohet që ai merr më shumë se sa harxhon. Nëse kjo situatë vazhdon atëherë me kalimin e kohës pesha e tij shtohet. Kemi fëmijë me shëndet normal, mbipeshë dhe obezë. Në Shqipëri 1 në 3 fëmijë është mbipeshë kurse 1 në 6 fëmijë është obez. Kur fëmija kalon në fazën e obezitetit kanë filluar dhe çrregullimet në organizëm. Kur organizmi i fëmijës merr dyfishin e lëndëve të nevojshme shtohet prodhimi i insulinës. Këtu nis dhe rritja e nivelit të sheqernave që e çon fëmijën dalëngadalë drejt diabetit.", u shpreh Hoxha/M.K/dritare.net