
Mjekja ngre alarmin: Këto shenja tregojnë se fëmija juaj po konsumon drogë!
Dritare.net
Mjekja toksikologe te Dritarja e Doktorit paralajmëroi disa nga shenjat që janë tregues se fëmija juaj po konsumon substanca narkotike.
“Gjëja e parë që vihet re është ndryshimi i sjelljes. Një fëmijë që ka qenë shumë social dhe ka bashkëvepruar me anëtarët e familjes, fillon e mbyllet në dhomë, sepse mundohet të fshehë konsumimin e substancës, apo shenjat e trupit për të konsumuar substancë.
Një shenjë tjetër është edhe ndryshimi i madh i humorit. Adoleshenca është vetë një moshë që ka ndryshime shumë të mëdha të humorit, sepse është moshë tranzicioni, por, kur këto ndryshime janë përtej ndryshimeve normale të humorit, si psh. shtimi i jetës së natës, mund të kthehet një sinjal alarmi për prindërit.
Ndërkohë, depresioni, ndryshimet e sjelljes, çrregullimet psiqike dhe sëmundjet psiqatrike të mirëfillta janë shenja të rënda të komplikacioneve të abuzimit substancor.
Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm sidomos në moshën e adoleshencës, sidomos kur në familje ka trauma dhe probleme, sepse drogërat kthehen si në “burim shpëtimi” për ta, duke i dhënë “qetësinë” që femijës i mungon.”,mjekja toksikologe./M.T - dritare.tv

















