Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Fëmijët po rrezikojnë diabetin. Ja shenjat e alarmit!

Fëmijët po rrezikojnë diabetin. Ja shenjat e alarmit!

Ushqyerja është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e një individi, sidomos gjatë moshës shkollore, me qëllim që fëmija të rritet e zhvillohet mirë dhe të sigurojë shëndet dhe jetëgjatësi sa më të mirë. Studimet tregojnë se në Shqipëri, ashtu si në botë, po shfaqet kërcënimi i mbipeshës dhe obezitetit, sidomos në moshën shkollore, të cilat shpesh pasohen me sëmundje të shumta kronike si në moshë të re edhe në moshë adulte.

Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut pediatër endokrinolog Petrit Hoxha, i cili shpjegoi se obeziteti dhe regjimi i keq ushqimor janë bërë shkak për shumë sëmundje, por kryesorja ndaj sëmundjes së diabetit.

“Fëmija sot ka përpara një ekran dhe qëndrojnë aty për një kohë të gjatë, nëse ne nuk e vendosim fëmijën në aktivitet fizik fëmija krahas obezitetit do të ketë dhe probleme të tjera që vijnë nga mënyra e keqe e të jetuarit. Një nga sëmundjet më shqetësuese është diabeti, i cili shfaqet në mënyrë të fshehtë te fëmijët. Nëse diabeti nuk kapet në kohë, këta fëmijë do të jenë të detyruar të marrin insulinë gjatë gjithë jetës.”,-u shpreh mjeku pediatër endokrinolog./M.T/dritare.net