Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Diabeti i fshehtë, si të shpëtoni nga rreziku!

Diabeti i fshehtë, si të shpëtoni nga rreziku!

Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës. Ndaj parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë. Më i rrezikshmi është diabeti i fshehur, ai që të prek pa e kuptuar. Për të mësuar më tepër Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekes endokrinologe Merita Kermaj, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

“Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës. Ndaj parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë. Më i rrezikshmi është diabeti i fshehur, ai që të prek pa e kuptuar. Për të mësuar më tepër Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekes endorinologe Merita Kermaj, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

“Rreth 80% e pacientëve me diabet Tip2 janë persona obezë ose me mbipeshë, ndërsa një fakt tjetër është se edhe rreth 60% e personave që janë obezë e shfaqin diabetin gjatë jetës së tyre. Shpesh pacientët që janë të sëmurë me diabet iu duket e vështirë jeta e tyre me këtë sëmundje, por ju them se kontrolli i tyre i vazhdueshëm i kësaj sëmundje i mbron pacientët që edhe pse jetojnë me këtë sëmundje, të mund të jetojnë shëndetshëm.

Diabeti i fshehur është pikërisht diabeti Tip2, i cili nuk kuptohet duke i prekur njerëzit në mënyrë të befasishme. Ky diabet është kthyer në rrezikun më të lartë të moshave të reja. Të rinjtë konsumojnë ushqime të shpejta me yndyra të larta dhe kripëra duke pasur një dietë jo të shëndetshme. Jeta sedentare dhe mungesa e jetës aktive dhe të shëndetshme e rrit rrezikun për diabet dita ditës.”,u shpreh mjekja endokrinologe Kermaj./M.T/dritare.net