
Cila është e vërteta rreth shtatzënisë dhe kafes. Flet mjekja!
Dritare.net
Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë gjatë një shtatzënie, për seksin dhe marrëdhëniet intime.
“Fëmija në barkun e nënës ushqehet. Gjithashtu bebi lëviz, të gjitha gratë e ndjejnë lëvizjen në barkun e tyre. Bebi urinon; ai lukiudi amiotik përmban brenda edhe urinën e bebit, por fëmija është i veshur me një lënd yndyrore, që e mbron atë.
Bebi gjithashtu dëgjon. Si mund ta provojë një grua që bebi dëgjon? Nëse një fëmijë lëviz shumë në barkun e nënës, pra nëse nëna bërtet, bëhet me nerva, kjo ndikon shumë tek bebi dhe fëmija fillon të lëvizë sepse dëgjon fjalë me zë të lartë.
Pikërisht në këto raste, duhet të qetësojnë veten dhe të vendosin një muzikë të qetë. Këtu do të shikojmë që bebi do të qetësohet.
Një tjetër gjë që ndikon negativisht te bebi është edhe marrja e kafeinës. Nëse nënat dëshirojnë shumë të pinë kafen, në periudhën e shtatzënisë duhet ta ndërpresin, ose të pinë kafe pa kafeinë.”,u shpreh mjekja./M.T/dritare.net

















