Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Doni të largoni erën e keqe të gojës? Përdorni sodë buke!

Doni të largoni erën e keqe të gojës? Përdorni
Keni probleme me erën e keqe të gojës dhe nuk dini ç'të bëni? Keni një takim dhe ndiheni në siklet nga era e keqe që lëshon goja juaj. Epo mos u shqetësoni më, me dritare.net problemi juaj merr fund. Ne sjellim  për ju disa mënyra si të përdorni sodën e bukës për të larguar aromën e keqe nga goja juaj.

Imazh i ngjashëm

Soda e bukës, neutralizon acidin e keq në gojë duke larguar kështu dhe aromën e keqe. Ajo vret bakteret dhe nuk dëmton mishrat e dhëmbëve.

Ja  mënyrat që dritare.net sjell për ju,  si të përdorim sodën për largimin e  erës se keqe nga goja.

  • Përzieni sodën e bukës me pak ujë.

E fusni në gojë dhe bëni gargare për 30 sekonda. Këtë procedurë mund ta përsërisni, çdo ditë nga sa herë të doni.

Sodë buke me pastë dhëmbësh.

Përzieni bashkë pastën dhe sodën. Merrni një furçë dhëmbësh dhe lani gojën dhe dhëmbët, në këtë mënyrë era juaj e keqe do largohet nga goja.

Sodë buke me kripë.

Edhe kjo mënyrë është shumë efektive për pastrimin e gojës nga era e keqe. Dritare.net ju sugjeron të merrni pak sodë me kripë, një gotë me ujë të vakët dhe i përzini bashkë. Futeni në gojë dhe bëni gargare, sa të ndieni se goja juaj është e freskët.

Sodë buke me uthull molle.

Dritare.net ju këshillon të merrni pak sodë, pak uthull, i përzini bashkë në një enë ose filxhan dhe futeni në gojë. E përsërisni disa herë deri sa përmbajtja të ketë përfunduar.

Sodë buke me mjaltë.

Edhe kjo mënyrë është shumë efektive. Ne ju këshillojmë  të merrni një gotë, të hidhni mjaltin dhe sodën dhe t'i përzini bashkë. Bëni vazhdimisht gargare, deri sa era e keqe të jetë larguar.

Rezultate imazhesh për sode buke

Mos e tejkaloni masën e sodës. Në çdo përbërje, shtoni vetëm nga një lugë sodë buke dhe do të jeni në rregull. /Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net