Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

"Do të bëhet kryeministre e qeverisë teknike", reagon Ermelinda Meksi

"Do të bëhet kryeministre e qeverisë teknike", reagon
Në portale u fol sot për një “prapaskenë” të kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë fund protestës së opozitës duke krijuar më në fund një qeveri teknike. Sipas Opinion.al që publikoi lajmin, mundësia ishte që Ermelinda Meksi, ish ekspononte e Partisë Socialiste të vihej në krye në qeverisë teknike.

Për këtë lajm ka reaguar vetë zonja Meksi, duke mohuar gjithçka është shkruar.

“Të nderuar miq, Sapo u njoha me lajmin e publikuar në portalet dhe mediat online lidhur me të ashtuquajturat "prapaskena" politike në Tiranë. Në respekt tuaj dhe disa gazetarëve seriozë që më kanë kontaktuar ju informoj se ky lajm nuk ka asnjë lidhje me personin tim. Lutem mediave ta heqin nga faqet online këtë lajm si krejtësisht të pavërtetë. Ju uroj një ditë të mbarë! E.Meksi”, - shkruan ajo në rrjetin social Facebook.