
Dashi
Edhe pse gjërat pritet t’iu ecin më së miri gjatë kësaj dite, ju duhet të tregoheni përherë të matur. Nëse keni një lidhje, do ndiheni pafund të lumtur që gjërat do marrin drejtimin e duhur. Do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t'iu besoni shumë premtimeve që do iu bëhen, por në çdo moment duhet të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë duhet të dini të mbani frenat herë pas here në mënyrë që të mos gaboni. Do jeni produktivë dhe mund të filloni edhe një projekt të ri. Buxheti do mbetet në gjendjen që ka qenë.
Demi
Po u treguat të kujdesshëm dhe largpamës gjatë kësaj dite, çdo gjë do ju ecë mirë. Në të kundërt do futeni në probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me të papritura të njëpasnjëshme. Mundohuni që të mos thoni gjëra të pamenduara sepse pasojat do jenë të rënda. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të kota sepse personat që do takoni nuk do jenë ata që keni shpresuar. Në punë do jeni bashkëpunues dhe mjaft të guximshëm. Do i mahnitni shefat dhe kolegët. Me shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të duruar. Po gabuat keni për t'u përballur me tronditje të forta.
Binjakët
Ditë shumë e ngrohtë do jetë kjo e sotmja dhe një pjesë e dëshirave do ju realizohen. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme. Mund të merrni edhe vendime për të ardhmen e largët. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të filluar lidhje dhe nuk do preferoni të keni njohje të reja. Venusi do jetë planeti më i mirë pozicionuar në planin profesional dhe do ju ndihmojë të kryeni çdo detyrë me përpikmëri. Financat do i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe situata do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Nuk do keni për çfarë të qaheni.
Gaforrja
Do jeni shumë sensualë gjatë kësaj dite dhe gjithashtu optimistë për gjithçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mrekullueshme. Do e keni të lehtë të flisni për çdo gjë me partnerin dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Ju beqarët do keni akoma më shumë mundësi për takime dhe me siguri që do gjeni personin e përshtatshëm. Në punë, sado që të mundohen t’iu pengojnë, ju do jeni të pandalshëm. Pak e nga pak do i arrini objektivat. Te ardhurat do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Do jeni shumë më të logjikshëm me shpenzimet.
Luani
Gjatë kësaj dite do jepni gjithçka që keni në dorë për të arritur rezultatet që keni dashur dhe do ja arrini qëllimit. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e ndryshme nga ato që keni kaluar kohët e fundit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e veçantë dhe do zbuloni edhe disa anë të reja të tij që do ju bëjnë ta adhuroni akoma më shumë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime edhe për pak kohë kështu që do i refuzoni të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në punë do iu jepen mundësi të reja për ta treguar veten dhe do i habisni që të gjithë. Ziliqarët do mbeten keq. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të pendoheni.
Virgjëresha
Sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta bëni jetën tuaj aq të këndshme sa do donit. Ju të dashuruarit nuk do merreni vesh aspak me partnerin tuaj dhe herë pas here do lindin edhe debate të forta me të. Ju beqarët do i vlerësoni mjaft disa miq dhe me ta do jeni gati të hidhni edhe hapa të rëndësishme. Ka mundësi që në jetën tuaj të këtë ndryshime. Në punë për fat të mirë do jenë disa kolegë të rinj ata që do ju motivojnë dhe do ju nxitin të mos dorëzoheni. Shpenzimet duhet t'i mbani nën kontroll pasi në të kundërt situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
Peshorja
Nëse nuk mundoheni ta ndryshoni rutinën gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme shumë serioze. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë konfuze. Nuk do keni aspak një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar, përkundrazi herë pas herë do ju dalin edhe debate. Ju beqarët nuk do doni për asnjë moment ta ndryshoni statusin dhe do i refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë nuk do i kuptoni gjërat dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në disa momente madje gjithçka do ju duket pa rrugëdalje. Në planin financiar do ju ndihmojnë disa miq të ngushte dhe do i blini edhe disa gjëra qejfi që ju pëlqejnë tej mase.
Akrepi
Do bëni mirë të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar aspak. Herë pas here do jeni edhe pak nostalgjikë. Këse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Në punë do keni mbështetjen e Marsit dhe do arrini atë që keni ëndërruar përherë. Nuk do refuzoni asnjë detyrë që do ju propozohet. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.
Shigjetari
Bëni atë që do ndieni sot pa menduar për ato që do thonë të tjerët. Nëse keni një lidhje, monotonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe në disa momente do mërziteni tej mase pranë atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do ndiheni keq edhe ashtu si jeni prandaj nuk do hidhni asnjë lloj hapi për ta ndryshuar statusin. Disave mund t'iu ndodhë diçka e papritur dhe emocionuese. Në punë më mirë bashkëpunoni me kolegët në mënyrë që sido të shkojnë gjërat përgjegjësia mos mbetet e juaja. Financat do jenë të mira, kështu që përfitoni nga rasti për të bërë disa investime afatgjata.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të një jete sociale më të mirë dhe me pak përpjekje do ja dilni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e qetë dhe me ngjyra. Do i përkushtoheni më tepër njëri-tjetrit dhe emocionet në disa raste do jenë të forta. Për ju beqarët, disa njohje të rastësishme mund të shndërrohen në histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë do kërkoni të bashkëpunoni me kolegët sepse e dini që vetëm me mbështetjen e tyre mund t’ia dilni mbanë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe jo vetëm që do i shlyeni borxhet e marra, por do mund të ndihmoni edhe disa familjarë.
Ujori
Ka ardhur koha të vini në punë talentet tuaja gjatë kësaj dite në mënyrë që të arrini majat. Nëse keni një lidhje mundohuni t'i shtoni dozat e fantazisë pasi vetëm ashtu do mund ta mbani lidhjen të qëndrueshme. Nga ana tjetër nuk do keni as probleme. Ju beqarët do joshni gjithë kohës, por nuk do keni fat që të filloni një lidhje siç e kishit ëndërruar. Në punë ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë. Do ju realizohen të gjitha planet dhe mund t’iu bëhet propozimi për një post të rëndësishëm. Në planin financiar duhet të ndiqni një politike strikte në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.
Peshqit
Gjatë gjithë kësaj dite do keni pakënaqësi dhe do debatoni me ata që keni pranë. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift nuk ka për të qenë shumë pasiononte, megjithatë në tërësi nuk do keni probleme serioze. Mundohuni të flisni e të diskutoni për çdo gjë me partnerin dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të dëshpëruar pasi nuk do arrini të gjeni princin e kaltër. Në punë do mbani shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni megjithatë për fat të keq nuk do arrini dot t’i përfundoni detyrat e dhëna. Do keni nevojë për më shumë kohë. Në planin financiar do keni probleme të vogla, por asgjë për t'u alarmuar. /dritare.net

















