Na ndiqni edhe në

Sport

Ditën e finales në "Euro 2016", Ronaldo: Jam zgjuar me 3 bionde

Ditën e finales në "Euro 2016", Ronaldo: Jam zgjuar me 3
“Ylli” i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një ditë para finales së Kampionatit Europian ishte zgjuar me tre femra në shtrat. Në një intervistë për prestigjiozen “France Football”, Ronaldo gjithashtu ka treguar situatën emocionuese para finales aq shumë të dëshiruar.

“Gjithmonë fle mirë, por kur u zgjova ditën e finales së Kampionatit Europian ‘Francë 2016’ në krahë kisha tre bionde (qesh). U zgjova i bindur se do të ishte një ndeshje speciale. Para finales kam fjetur rreth tetë orë. Mbaj mend që jam zgjuar në mes të natës për shkak të ankthit, por në stërvitjen e mëngjesit isha i qetë. Më pas kam folur shumë me familjen, kalova disa kohë të qeta. Si kapiten mund të them që është e rëndësishme relaksimi për të prekur suksesin”, u shpreh portugezi./ Syri.net

Image