Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Histori, greva dhe festime

Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Histori, greva dhe festime
Shumë shpesh keni dëgjuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Por, çfarë është kjo ditë në të vërtetë? Është protestë apo festë? A ka ndonjë festë ndërkombëtare për burrat?

Dritare.net sjell përgjigjet për të gjitha pikëpyetjet që ju keni në lidhje më këtë ditë që është festuar më shumë se një shekull dhe vazhdon të festohet.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u bë një ngjarje vjetore e njohur në vitin 1908, ku 15,000 gra marshuan në qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtra të punës, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës e deklaroi si Ditën Ndërkomëbtare të Gruas.

Ideja për ta bërë ditë ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, e cila e hodhi si ide në konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Ajte ndodheshin 100 gra nga 17 vende të ndryshme dhe ranë dakord unanimisht. Ajo u festua në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër duke u përhapur pastaj në të gjithë vendet, informon dritare.net.

Kur është?

Është me 8 mars. Ideja fillestare e Clara Zetkin për një Ditë Ndërkombëtare të Gruas nuk kishte një datë të caktuar dhe nuk u formalizua derisa u zhvillua një grevë lufte nga gratë ruse në vitin 1917 për "bukë dhe paqe". Katër ditë pas grevës, qeveria e përkohshme u dha grave të drejtën për të votuar. Greva u zhvillua më 23 shkurt sipas kalendarit rus të asaj kohe, që me kalendarin evropian ishte data 8 mars.

A ka ditë ndërkombëtare për burrat?

19 nëntori njihet si dita ndërkombëtare e burrave në disa vende të ndyshme të botës, por nuk është me të vërtetë, sepse nuk njihet nga OKB-ja. Objektivat e festës janë "të përqendrojnë vëmendjen në shëndetin e burrave dhe djemve, të përmirësojnë marrëdhëniet gjinore, të promovojnë barazinë gjinore dhe të nxjerrin në pah modelet pozitive të burrave".

Si festohet Dita e Gruas në botë?

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë kombëtare në shumë vende, përfshirë këtu edhe Rusinë, ku shitja e luleve dyfishohet gjatë tre apo katër ditëve para 8 marsit, ndërsa burrat dhe gratë japin lule për të dashurit e tyre.

Në Kinë, gratë kryejnë me gjysmë orar ditën e punës më 8 mars, siç është përcaktuar nga Këshilli i Shtetit, edhe pse punëdhënësit nuk e respektojnë gjithmonë traditën.

Në Itali, Dita Ndërkombëtare e Gruas ose La Festa della Donna festohet me dhënien e luleve të mimozës. Origjina e kësaj tradite është e paqartë, por besohet të ketë filluar në Romë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në SHBA, muaji  mars është Muaji Historik i Grave. Një shpallje presidenciale lëshohet çdo vit dhe nderon arritjet e grave amerikane./ E.B- dritare.net