Dëbimi i iranianëve, Benjamin Netanjahu: Rama mesazh të qartë regjimit Iranian
E Enjte 20 Dhjetor 2018, 21:09
Dritare.net
Vendimi i qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë nga vendi ynë, është përshëndetur nga shumë personalitet në botë, deri tek Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Në lidhje me këtë veprim të qeverisë shqiptare ka reaguar edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Netanjahu shkruan se Rama i dha një mesazh të qartë regjimit Iranian
“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,”shkruan Netanjahu./ I.M-Dritare.net
