Brenda banesës së Aurel Hoxhallarit, dyshohet se janë torturuar shumë persona
Dritare.net
Brenda vilës luksoze, e cila ndodhet në Kodër Mëzes u gjentën arsenal i vertetë armësh, si snajpera, automatikë, pistoleta, mina me telekomante e deri te raketahedhës. Këto armë theksojnë burime nga policia e kryeqyteti, dyshohen se mund të jenë përdorur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vend gjatë dy viteve të fundit.
https://youtu.be/QcralsJCdDw
Grupi hetimor ka dërguar për kqyrje balistike pranë laboratorit të policisë shkencore për të ekzaminuar nëse ato armë përputhen me krimet krimet e pazbardhura të ndodhura në Tiranë, Vlorë, Durrës apo edhe në Shkodër.
Gjithashtu, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të cilat ishin vendosur në të gjithë perimetrin e vilës njëkatëshe, ekspertët kanë mbledhur të gjithë shenjat e gishtërinjve të personave që kanë qëndruar në banesë. Dyshimet janë se në ambientet e brendshme të saj, banda kriminale e drejtuar nga Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në arrati kanë torturuar e shantazhuar disa persona me qëllimin e vetëm për të përvetsuar para. Këto shtetas nuk kanë bërë kallzim në polici nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme të bandës kriminla, e cili kishte si pjestarë edhe personat arrestuar si Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari. /d,m-ABCNEWS/