
Pas kritikave, ndryshojnë rregullat për dy debatet e tjera Trump-Biden
Dritare.net
Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA ka deklaruar se do të ndryshojë formatin e debateve, për të siguruar që dy përballjet e tjera midis Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta. Pjesë e masave, parashikohet fikja e mikrofonit, nëse rast se njëri prej tyre i ndërpret fjalën kundërshtarit. Ky njoftim erdhi pas kritikave të shumta, për debatin Trump-Biden, që u ndoq nga më shumë se 65 milionë shikues. Ekipi i Presidentit Trump ka kritikuar strategjinë e re të komisionit.
Komisioni për Debatet Presidenciale (CPD) tha në një deklaratë se debati i parë, shtroi nevojën për të riparë rregullat e debateve, në mënyrë që përballjet e tjera të jenë më kuptimplota. CPD do të shqyrtojë ndryshimet që do të miratojë dhe do të njoftojë masat së shpejti./L.F-dritare.net

















