
Çfarë komunikoi Melania Trump, me gjuhën e trupit dhe veshjen në arenën e duelit Trump-Biden!
Dritare.net
Ajo u ngjit e para në skenë, shkoi te burri i saj Donald Trump, i vuri një dorë mbi sup dhe pastaj u pozicionua pranë tij. Presidenti amerikan i kapi shpejt dorën, dhe po aq shpejt ajo ia lëshoi. E ngurtë dhe e zymtë, kështu u shfaq Melania Trump në arenën ku u zhvillua dueli me Joe Biden. Një hendek i madh e ndan sjelljen e saj nga ajo e gruas së kandidatit të Partisë Demokratike, Jill Biden, e cila përqafoi bashkëshortin sapo hipi në skenë.
Alice Mado Proverbio, neuroshkencëtare në Universitetin e Milanos , në lidhje me gjuhën e trupit të Zonjës së Parë amerikane u shpreh:
"Melania duket sikur është thirrur për t'u marrë në pyetje. Me një veshje punonjësish, taka shumë të larta që nuk lejojnë një ecje natyrale. Dukej e ngurtë.".
E veshur me xhaketë dhe pantallona të zeza, nga Dolce Gabbana, Melania kishte një look zyre, duke u prezantuar si një grua perfekte biznesi. Toni i errët i xhaketës dhe pantallonave bie në kontrast me ngjyrën e zgjedhur nga Jill, një jeshile, e cila, sipas traditës, është simboli i shpresës. Gruaja e Biden nuk zgjodhi pantallona, por zgjodhi një fustan.
“Në kontrast të jashtëzakonshëm, feminiteti, natyraliteti dhe spontaniteti i Jill Biden i komunikojnë asaj lirinë e mendimit dhe emocioneve, si grua dhe si person. Ajo mban një maskë sepse vendos të mbrojë veten, shton Alice Mado Proverbio . Mesazhi i Melanias te votuesit është i gruas së nënshtruar, të manipulueshme, e cila bën atë që i kërkohet ”.
"Gjuha e trupit të Melanias shpreh në mënyrë të pavetëdijshme shkëputjen e saj personale (dhe emocionale) nga politika e burrit të saj (sjellje e ngurtë, lëviz menjëherë anash dhe më pas largohet) - përfundon neuroshkencëtarja . Nga ana tjetër, Jill Biden shkon direkt te partneri i saj dhe e përqafon fort, duke kërkuar kontakt fizik, duke demonstruar intimitet dhe lirinë (fuqinë) për të dhënë dhe marrë dashuri"./L.F-dritare.net

















