Na ndiqni edhe në

Bota

Po bota, çfarë tha për debatin Trump-Biden!

Po bota, çfarë tha për debatin Trump-Biden!

Kush e fitoi debatin, Trump apo Biden? Mbase fituesi nuk është aq i qartë, ama humbësi po: Amerika. Kështu shkruajnë mediat botërore, referuar debatit të bujshëm të zhvilluar mbrëmë mes presidentit aktual Donald Trump, dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden.

The Times në Britani shkroi se, "Humbësi nga debati i parë presidencial midis Donald Trump dhe Joe Biden, është i qartë, është Amerika". Me tej gazeta shkroi se debati ishte i pakuptimtë. Më shumë kishte të bënte me një zënkë mes dy personave që e urrejnë njëri-tjetrin, informon dritare.net.

"Pjesa tjetër e botës dhe historianët e ardhshëm do ta shikojnë atë dhe do të qajnë", shkroi gazeta.

Franca

"Kaotike, fëmijërore, rraskapitëse" ,kështu e përshkroi gazeta franceze Libération debatin e së martës. Le Monde ra dakord, duke e quajtur atë një "stuhi të tmerrshme" dhe duke thënë se presidenti jo vetëm që nuk e la Biden të fliste, por shpesh tallej me përgjigjet e tij.

Le Figaro tha se Biden refuzoi sistematikisht të luante lojën e kundërshtarit të tij. Trump sipas La Figaro, e kishte më shumë fokusin te Biden, ndërsa ky i fundit shpeshherë përpiqej të komunikonte me audiencën, duke iu drejtuar drejtpërdrejtë në kamera.

Po bota, çfarë tha për debatin Trump-Biden!

Gjermania

Analiza e debatit të Der Spiegel titullohet "Një duel në TV si një aksident automobilistik".

Në një pjesë të titulluar "Luftim me grushte, pjesë e lojës", Süddeutsche Zeitung shkroi:

"Edhe Trump edhe Biden mund të shkonin të kënaqur në shtëpi sepse për sa i përket shfaqjes teatrore, të dy bënë punën e tyre siç duhet. Donald Trump luajti Donald Trump, Joe Biden luajti Joe Biden".

Italia

"Asnjëherë politika amerikane nuk ka rënë kaq poshtë," shkroi korrespodenti amerikan i La Repubblica, duke e përshkruar debatin si "Kaotik, të vrullshëm dhe të bazuar në përbuzje të ndërsjellë".

Ndërkohë Corriere della Sera tha se refuzimi i Presidentit Trump për të dënuar superioritetin e njerëzve të bardhë, ishte "një mesazh për Amerikën e Zezë".

Rusia

Një orë e gjysmë fyerje ndaj njëri-tjetrit, asgjë më shumë.

"Rivalët vazhduan të ndërpresin njëri-tjetrin dhe në vend të një diskutimi të ekuilibruar ata zgjodhën rrugën e fyerjeve të ndërsjella," tha televizioni NTV.

Përshkrimi i Biden për Presidentin Trump si "këlyshi i Putinit" gjithashtu gjeneroi komente në mediat sociale ruse. Një përdorues i Twitter tha:

"Dy burra të moshuar po tregojnë se cili prej tyre është më i denjë për t'u bërë president i Shteteve të Bashkuara, por pa Putinin, ju nuk mund ta rrisni vlerësimin tuaj".

Po bota, çfarë tha për debatin Trump-Biden!

Kina

Faqet zyrtare kineze të mediave injoruan gjerësisht debatin amerikan, megjithëse disa shkruanin se si të dy kandidatët kishin përdorur Kinën për të sulmuar kundërshtarin e tyre.

India

Komenti më i fortë erdhi nga The Times of India, e cila e krahasoi debatin me "mundjen me baltë".

"Shtetet e Bashkuara e vunë në siklet veten para botës për 100 minuta", shkruhej në artikull./L.F-dritare.net