
Debati presidencial në SHBA/ Fyerjet më të rënda mes Trump dhe Biden!
Dritare.net
Debati i parë presidencial i SHBA-së që u mbaj këtë të martë është përshkruar si "kaotik"dhe "turp" nga analistët. Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari i tij, Joe Biden shanë dhe ofenduan me njëri-tjetrin nga fillimi deri në fund të debatit. Këtu janë disa nga citimet më fyese mes presidentit republikan, Trump dhe kundërshtarit demokrat, Joe Biden përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit!
"Të gjithë e dinë se ai është një gënjeshtar"
Trump i tha Biden se ai kishte miratuar propozimet e ish-rivalit demokrat, Bernie Sander për mjekësinë e socializuar, të ekstremit të majtë.
"Unë e munda Bernie Sanders. Tani unë jam këtu e po të sfidoj ty, o shoku!"- iu përgjigj Biden.
"Gjithçka që ai po thotë është thjesht një gënjeshtër. Unë nuk jam këtu për të nxjerrë gënjeshtrat e tij, të gjithë e dinë se ai është një gënjeshtar."
"Hej, Joe je gënjeshtar. Ti u diplomove i fundit dhe jo i pari në klasën tënde.", -u përgjigj Trump.
"Presidenti nuk ka asnjë plan"
Pasi Trump shpjegoi propozimin e tij për sistemin shëndetësor, Biden tha: "Ai nuk ka asnjë plan për kujdesin shëndetësor. Nuk i ka ulur ende kostot e ilaçeve për askënd. Premtoi një plan për kujdesin shëndetësor kur u zgjodh. Ai nuk ka bërë asgjë nga gjithë ato që tha. Nuk ka një plan."
Pasi u ndërpre nga Trump, Biden tha: "A do ta mbyllësh gojën mor burrë? Kjo është kaq jopresidenciale."
"Ne i kemi dhënë fund këtij segmenti."- tha moderatori Chris Wallace, informon dritare.net
"Ky ishte një segment me të vërtetë produktiv, apo jo."- tha Biden me ironi.
Biden u shpreh se Trump ka qenë plotësisht i papërgjegjshëm për mënyrën se si e ka trajtuar distancimin shoqëror, gjatë menaxhimit të pandemisë.
"Shumë njerëz vdiqën dhe shumë më tepër do të vdesin nëse ai nuk bëhet më i zgjuar."- tha Biden.
"Nuk ka asgjë të zgjuar për ty, Joe!"-iu përgjigj Trump.
"Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, por unë të them ty, Joe, ti kurrë nuk do ta kishe bërë punën që bëmë ne. Nuk e ke në gjak."
"Ai është presidenti më i keq që Amerika ka pasur"
Kur u pyet sesa taksa federale ishin paguar gjatë 2016-ës dhe 2017-ës, Trump u përgjigj: "Miliona dollarë."
"Ai tha se është i zgjuar sepse mund të përfitojë nga kodi i taksave dhe ai përfiton nga kodi i taksave, kjo është arsyeja pse unë do t'i eliminoj uljet e taksave Trump dhe të sigurohemi që ne të investojmë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë."-tha Biden.
"Po pse nuk e bëre për 25 vjet?"- e ndërpreu Trump.
"Për shkak se ti je presidenti që po i dreqos të gjitha."-u përgjigj Biden. "Ti je presidenti më i keq që ka pasur Amerika."
Pasi u ndërpre në mënyrë të përsëritur nga Trump, Biden tha: "Epo është e vështirë ta marrësh fjalë me këtë kloun."/K.C/dritare.net

















