
Vdekjet nga Covid-19 në botë, kanë kaluar numrin 1 milion. Kjo shifër u regjistrua të paktën 10 muaj pasi u shfaq për herë të parë virusi në Kinë.
"Nuk është vetëm një numër. Janë qenie njerëzore. Janë njerëzit që i duam. Janë vëllezërit tanë, motrat tona. Janë njerëz që ne i njohim. Dhe nëse nuk e keni atë faktor njerëzor në fytyrën tuaj, është shumë e lehtë ta bësh abstrakte."-tha Dr. Howard Markel, profesor i historisë mjekësore në Universitetin e Miçiganit, i cili ka këshilluar zyrtarët qeveritarë për të menaxhuar pandeminë dhe që humbi nënën e tij nga Covid-19, informon dritare.net
Virusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, me më shumë se 32 milionë raste të konfirmuara në 188 vende. Covid-19 është në rritje në shumë rajone. Madje edhe disa vende që fillimisht patën sukses në menaxhimin e pandemisë, tani po regjistrojnë rritje infeksionesh.
Rritja e rasteve të reja ka bërë që shumë vende të rikthejnë masat kufizuese./K.C/dritare.net

















