
Studimi: Më shumë vaksina kundër gripit, më pak vdekje nga Covid-19
Dritare.net
Burimi: Corriere della Sera
Sipas një studimi të bërë nga Qendra e Kardiologjisë Monzino në Milano, në disa rajone ku janë bërë shumë vaksina kundër gripit te personat mbi 65 vjeç, ka pasur më pak infeksione, më pak pacientë të shtruar në spital me simptoma, në terapi intensive dhe më pak vdekje.
Vaksina e gripit në të vërtetë mund të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit. Prova e njëmbëdhjetë e kësaj teze duket se vjen nga një studim i kryer nga Qendra e Kardiologjisë Monzino në Milano, botuar në revistën Vaccines, informon dritare.net
Studiuesi Mauro Amato thotë:
"Në studimin tonë, ne krahasuam rajon pas rajoni, nivelet e mbulimit të vaksinimit tek ata mbi 65 vjeç, me numrin e infeksioneve, shtrimet në spital të atyre me Covid-19, njerëzit e shtruar në kujdes intensiv dhe vdekjet nga infeksioni. Të gjitha analizat konfirmuan që nivelet e përhapjes dhe ashpërsia e virusit Sars-CoV-2 janë në përpjesëtim të kundërt me normën e vaksinimit të gripit: më pak vaksina, më shumë Covid-19. Një rritje prej 1% e mbulimit të vaksinimit, e cila është ekuivalente me afërsisht 140,000 doza në të gjithë vendin, mund të kishte shmangur 78,560 infeksione, 2,512 shtrime në spital, 353 shtrime në spital e kujdes intensiv dhe 1,989 vdekje."
"Vaksinat e gripit përmirësojnë aftësinë e reagimit të sistemit imunitar.”, thuhet në artikullin e studimit. Një hipotezë e mbështetur nga një analizë tjetër e botuar në New England Journal of Medicine, e cila shpjegon se si vaksinat nxisin sistemin imunitar që të reagojë. Po ashtu është e vërtetë se, gripi dobëson sistemin imunitar dhe na bën më të prekshëm nga Covid. Dhe padyshim që një fizik i dobësuar reagon më keq duke na rrezikuar nga ndërlikimet e Covid-19, si dhe sëmundje të tjera./K.C/dritare.net

















