Na ndiqni edhe në

Bota

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e telenovelave meksikane!

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e telenovelave meksikane!

Aktorja meksikane Helena Rojo ka vdekur në moshën 79-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Helena ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Mexico City, sipas rrjetit televiziv Foro TV.

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e telenovelave meksikane!

Gjatë gjithë karrierës së saj Rojo u tregua një figurë e pazëvendësueshme në argëtimin dhe kulturën meksikane, duke marrë pjesë në një gamë të gjerë projektesh në teatër, film dhe televizion, të cilat i dhanë njohje si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Ndahet nga jeta aktorja e famshme e telenovelave meksikane!

Po kështu, rolet e saj në projekte të tilla si "El privilegio de amar”, “Amor real”, “Por ella soy Eva”, y “La candidata”, ndër të tjera, janë dëshmi e talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe aftësisë së saj për t'u lidhur me publikun.

Në Shqipëri njihet për rolet në telenovelat "Kujdes nga engjëlli" si mamaja e Mariçuit, "Zemër e egër" etj./K.C/dritare.net