
Konflikti me Armeninë: Presidenti i Azerbajxhanit zotohet të luftojë edhe më tej
Dritare.net
Presidenti i Azerbajxhanit është zotuar të luftojë deri sa forcat armene të largohen nga territori.
"Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet të lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona," tha presidenti Ilham Aliyev.
Më shumë se 100 vdekje janë raportuar në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nago-Karabak, që është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë që nga viti 1994.
Është e paqartë se si rinisi lufta, e cila është më e rënda që nga armëpushimi i vitit 1994. Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për nisjen e luftës. Tashmë ekziston një tjetër shqetësim i madh se vende të tjera mund të përfshihen në këtë konflikt.
Të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake" që vijnë nga Turqia, një aleat i Azerbajxhanit.
Turqia thotë se është "plotësisht e gatshme" për të ndihmuar Azerbajxhanin./L.F-dritare.net

















