Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar avionin e saj luftarak
Dritare.net
Armenia ka akuzuar se një nga avionët e saj luftarakë u rrëzua nga një avion i Turqisë. Ministria e jashtme armene tha se piloti i SU-25 vdiq pasi u godit nga F-16 turke, në hapësirën ajrore armene.
Turqia, e cila mbështet Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë, ka mohuar akuzat. Gati 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur në këto tri ditë luftimesh në territorin Nago-Karabaku.
Enklava malore është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë që nga viti 1994.
Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për nisjen e luftës. Tashmë ekziston një tjetër shqetësim i madh se vende të tjera mund të përfshihen në këtë konflikt.
Ndërsa Turqia po mbështet Azerbajxhanin, Rusia, e cila ka një bazë ushtarake në Armeni, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm./L.F-dritare.net