Bota është me ju! Antony Blinken i bie kitarës në Kiev!
Dritare.net
Sekretar amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka surprizuar në Kiev, duke luajtur me kitarë këngën ‘Rockin’ in the Free World, të Neil Young. Gjatë performancës, Blinken zgjodhi të japë një mesazh të rëndësishëm për popullin ukrainas që po përballet me agresionin rus, prej më shumë se 2 vitesh.
“Shtetet e Bashkuara janë me ju, e gjithë bota është me ju. Ata po luftojnë, jo vetëm për Ukrainën, por për botën e lirë, dhe bota e lirë është me ju”, tha Blinken.
Blinken vizitoi Ukrainën për të prezantuar paketën e re të ndihmës nga SHBA për vendin e shkatërruar nga lufta. Performanca e tij u mbajt në një lokal të njohur në Kiev, ndërsa zona ishte blinduar e gjitha./M.K-dritare.net
During a visit to Kyiv, U.S. Secretary of State Antony Blinken played Neil Young’s “Rockin’ in the Free World” with a local band at a bar in a show of support for Ukraine. https://t.co/DhkorwHYE2 pic.twitter.com/7sgjOftVaK
— The New York Times (@nytimes) May 15, 2024