Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bëni këto 10 gjëra, dhe s'do keni probleme me flokët e yndyrshëm!

Bëni këto 10 gjëra, dhe s'do keni probleme me flokët e
Dritare.net ju sjell këshillat më të mira sesi t’i trajtoni flokët, për të mos i larë shumë shpesh. Larja shpesh e flokëve më shumë i dëmton ata, sesa i dobëson. Larja e vazhdueshme do të thotë se koka do prodhojë më shumë vaj, dhe ju përsëri do dukeni sikur nuk e keni larë kokën.

Por dritare.net vjen me zgjidhje për ju, shikoni më poshtë disa truke të vlefshme.

1. Kujdes me ushqimin

Nëse doni të parandaloni vajin e prodhuar në kokë, atëherë mos hani ushqime yndyrore. Zëvendësoni këto ushqime, duke konsumuar fruta, perime, arra etj.

2. Përdor shampo të thatë

Për të fshehur yndyrën në flokë, përdorni shampo të thatë. Shapoja e thatë i ndan flokët në fije dhe duhet ta aplikoni direkt në rrënjë.

3. Mos anashkalo aksesorët

Një shall mund të ndryshojë komplet stilin tuaj të flokëve, pavarësisht se çfarë lloj floku keni. Shamia dhe shallet mbrojnë flokët nga yndyra.

4. Temperatura e ujit që laheni

Tempertura me të cilën ju lani flokët është e rëndësishme, uji i nxehtë rrit aktivitetin e yndyrave, ndërsa i vakëti më pak. Është gjithashtu mirë t’i lini flokët të thahen vetë, dhe jo me tharëse.

5. Bëni flokët bishtalec

Mënyra më e mirë për të fshehur flokët me yndyrë është t’i bëni bishtalec.

6. Krihi flokët para se të flesh

Është gjithmonë mirë që para se të flini t’i krihni flokët. Pasi të jeni shtrirë, tërhiqini flokët dhe vendosini mbi jastëk, ose kapini bisht.

7. Ndryshoni ndarjen

Ndryshoni ndarjen e flokëve për dy arsye. 1. Ndryshimi i ndarjes nuk tregon shumë yndyrën dhe 2. Do ju bëjë të dukeni më bukur.

8. Mos i ngjisni për koke flokët e kapura

Flokët e lëmuar do ju tregojnë më shumë yndyrën, në vend të kësaj zgjidhni stilet e lirshme të kapjes së flokëve.

9. Lani krehrat

Pastroni krehrat e flokëve, sepse duke u krehur ju lini aty gjithë mikrobet dhe yndyrat.

10. Mënyra e duhur për të larë flokët

  • Pas dushit mbani mend:
  • Mos thani flokët me peshqir, por me bluzë.
  • Mos e fërkoni kokën me peshqirë.
  • Mos i thani flokët me tharëse.
  • Dhe nëse i thani me tharëse, thani para me bluzë./E.B-dritare.net