
BE vendos: Shqipëria hap negociatat në 2019
E Martë 26 Qershor 2018, 19:07
Dritare.net

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarisht mediat gjermane.
Marrëveshja u konfirmua nga agjencia gjermane e lajmeve DPA nga burimet diplomatike pas bisedimeve të martën midis ministrave të punëve të bllokut të BE. Disa shtete anëtare shprehën shqetësime rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit në dy shtetet.
“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, kështu ka shkruar komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri Ditmir Bushati. ./ I.M-Dritare.net

















