Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arjola Shehu, një prej gazetareve më të mira të ekranit tregon si e hoqën nga televizioni!

Arjola Shehu, një prej gazetareve më të mira të ekranit
Arjola Shehu, është një ndër prezantueset më simpatike në ekranet shqiptare.

Tashmë na shoqëron çdo mëngjes, me emisionin e saj, së bashku me Kelvi Kadillin në RTV ORA.

Më parë ajo prezantonte emisionin "Kush Vjen për Drekë" në TV Klan. Por në sezonin e ri, Arjola u njoftua pak ditë para nisjes së emisionit, se ajo është pushuar nga puna.

“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator”, është shprehur moderatorja.

Siç duket, ndonëse edhe më herët nuk ka preferuar ta komentojë gjatë, largimin e saj nga Tv Klan, kjo është arsyeja përse ajo u zhvendos, nga një televizion në tjetrin./L.F-dritare.net