Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arjan Çani: Beppe Grillo shqiptar është Rama

Arjan Çani: Beppe Grillo shqiptar është Rama
I ftuar në emisionin “Studio e hapur” në televizionin “News 24” të Eni Vasilit, gazetari Arjan Çani ka komentuar zgjedhjet në Itali duke u përpjekur të bëjë edhe një paralelizëm me Shqipërinë.

Sipas Çanit në Shqipëri ekziston një lëvizje si ajo “5 Yjet” në Itali, që drejtohet nga komediani Bepe Grillo. Ai tha se Beppe Grillo në Shqipëri është Edi Rama.

“Në kemi 5 yjet në Shqipëri. Ne e kemi, ai është Edi Rama. Ai bën një ‘One man show’, dhe ka qenë brilant. Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë si Beppe Grillo, i ka joshur njerëzit, duke i hedhur sharmë. Politika është art nuk mund ta ketë çdo njeri”, deklaroi Arjan Çani.

Ndërsa më tej Çani shpjegoi se nuk ka një Beppe Grillo të vërtetë, për të krijuar një forcë të re, pasi të gjithë janë me mitin e ndërkombëtarëve, pasi u binden vetëm të huajve.

Këtu është ende miti i të huajit. Nëse e thonë ndërkombëtaret është e vërtetë. Këtë nuk e thonë vetëm ata që janë jashtë medias, por dhe ata që janë analistë. Nuk jemi ne si vendet në rajon që nuk i pyesim më të huajt. Këtu kjo është një budallik shumë i madh.

Në qoftë se ne do të vazhdojmë me klishetë debile dhe idiote se të gjitha gjërat i bëjnë të huajit nuk mund të kemi një Beppe Grillo./ g.s – Dritare.net