Anjeza Shahini i këndon vajzës vargjet më të bukura shqip!
E Hënë 30 Shtator 2019, 12:12
Dritare.net

E shkëputur nga muzika, tashmë ajo kujdeset për të voglën e saj Viktorja.

Herë pas here, ajo u shuan mallin të gjithë fansave të saj, me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Po a e dini si e shuan ajo mallin që ka për atdheun e saj? Si mund të jetë ndryshe, përveçse me këngë. Sot ajo ka postuar një video që padyshim është më e bukura nga të gjitha postimet e tjera. Me vajzën në krah, Anjeza me zërin e mrekullueshëm na rrëqethi me vargjet e Vaçe Zelës "O Moj e Bukura Shqipëri".
Një prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, prej vitesh, Anjeza i mungon jo vetëm fansave të saj por edhe skenës. Dhe kur themi skenë e kemi fjalën për atë ku këndohet muzikë e mirë, që vështirë se zëvendësohet./L.F-dritare.net