Mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Altin Shira. Këngëtari i cili njihet për disa këngë dhe bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të njohur shqiptare foli për projektet e reja, ndërsa gjithashtu nuk kaluan pa u komentuar edhe këngët e tij të disa viteve parë, të cilat u konsideruan si hite të asaj kohë. Ndërsa Altini gjithashtu zbuloi se një nga këngët e tij më të suksesshme të vitit 2000, i është vjedhur nga këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu ‘Kënga ‘Ti gjithmonë je një pikë loti ‘ është marrë nga një këngëtar kosovar, me të cilin ai bëri bujë në atë kohë, dhe askush nuk e dinte se kjo këngë ishte e imja’.