
Albin Kurti: Vetëvendosje është opozitë në Prishtinë
E Shtunë 24 Mars 2018, 17:05
Dritare.net

“Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta sjellim nesër në pushtet”, ka thënë Kurti, në një tubim me anëtarët e partisë në Prishtinë. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, këtu janë shumica e institucioneve qendrore, këtu jetojnë shumica e pushtetarëve abuziv, hajnat, kriminelët, ata që na vjedhin me supermarketet e mbushura përplot me importe të rrezikshme për shëndetin tonë personal por edhe për shëndetin e ekonomisë sonë kombëtare. Prandaj në Prishtinë edhe ushtrohet veprimtaria jonë politike”, ka thënë Kurti.
Pas ikjes së Ahmetit nga Vetëvendosja, Kurti ka deklaruar se kryetari i ri i lëvizjes në kryeqytet do të jetë Arben Vitia./ I.M-Dritare.net

















