Aksident tragjik në Kavajë, makina përplas për vdekje 5 vjeçarin
E Mërkurë 23 Nëntor 2016, 11:11
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 10:00 në Kavajë.
Si pasojë e këtij aksidentit, ka mbetur i vdekur një fëmijë i moshës 5 vjeç, ende i paidentifikuar. Ka qenë një automjeti i tipit ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga shoferi me iniciale A. L, i cili ka përplasur fëmijën, në afërsi të ish-repartit Ushtarak, ku nga plagët e marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia, e cili ka vajtur në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, është shoqëruar në polici shoferi që ka shkaktuar aksidentin.