
Adelina Ismaili akuzon: Showbiz-i ynë është kthyer në prostitucion
Dritare.net

Por kur e pyesin nëse në të ardhmen ai do të ishte pjesë e muzikës apo showbiz-it, Adelina lëviz nga vendi dhe thotë “larg qoftë”.
Ajo është një ndër këngëtaret e rralla që pranon hapur se është shkatërruar nga showbiz-it dhe nuk do të donte që edhe i biri të bëhej një ditë pjesë e tij.
E pyetur nga NIN se si e sheh sot showbiz-in, Adelina thotë: “Po më vjen zor të flas, por nuk është showbiz, është prostitucion”, – duke iu referuar sidomos Shqipërisë e Kosovës. Ajo theksoi se një fenomen i tillë është i përhapur në të gjithë botën, por në Shqipëri e Kosovë, me përmasa më të mëdha: “Tek ne është shndërruar në shpëlarje parash…” – tha ajo ndër të tjera duke kujtuar se shumë vite më parë, as që bëhej fjalë të ndodhnin të tilla gjëra: “Ku kishte atëherë sukses pa vullnet e pa punuar fort?”

















