
A e keni parë filmin Chernobyl, më i miri në histori!
Dritare.net

Nga e marta “Chernobyl” e kishte një vlerësim mesatar prej 9.7 yjeve (nga 10) nga rreth 140.000 përdorues në faqen e dedikuar nga Amazon. Seria e kufizuar me pesë episode e përfundoi shfaqjen e vet në HBO më 3 qershor.
Për momentin, kjo e vendos filmin“Chernobyl” përpara serisë të AMC “Breaking Bad” (9.5), atij të BBC-së “Planet Earth II” (9.5), të HBO-së “Band of Brothers” (9.5), serisë origjinale “Planet Earth” (9.4), atij të HBO-së “Game of Thrones” (9.3) dhe serisë së HBO-së “The Wire” (9.3).
Filmi
Chernobyl, është një film i cili sjell në vëmendje ngjarjen e tmerrshme të 26 prillit 1986, ku shpërtheu centrali bërthamor Çernobil.
Pluhuri radioaktiv, përfshiu më së shumti Bjellorusinë, Ukrainën dhe Rusinë, por rreziku ishte që rreth 50 milionë njerëz nga tërë Europa të vdisnin nga ky pluhur, që sot e asaj dite vret njerëz.
Saktësia matematikore në të cilën janë zhvilluar ngjarjet në film, ka mahnitutur miliona shikues në mbarë botën, ndërsa aty tregohet me saktësi se çfarë ndodhi në Çernobil, dhe si regjimi i liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gerbatçov ishte i gati të vriste miliona njerëz në Europë vetëm që BRSS të mos i humbte repotacion, dhe të mos zbulohej se çfarë ndodhi në të vërtetë në Çernobil./ I.M-Dritare.net

















