
75 vite nga gjenocidi grek, Idrizi: Pritna nana Çamëri, se i ke zotët në Shqipëri
Dritare.net

Gjatë fjalës së tij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi u shpreh se çështja Çame do t'ia vlejë gjithmonë për të luftuar për të.
" Ne do të kërkojmë deri tek çami i fundit drejtësi për Çamërinë. Unë ju ftojë që në nderim të atyre që kanë dhënë jetën këtu të mbajmë një minutë heshtje. Do doja që të kujtoja Me këtë rast që gurin e parë të këtyre varrezave që i bëri shqiptarët e Çamërisë ata që dhanë jetën sepse kemi edhe një amanet tjetër për të ndërtuar varrezat në Çamëri për 2009 shqiptarë të tjerë. Gjëja e parë që më vjen në mendje këtu është dhimbja dhe forca. Të gjithë e kuptojnë se ç’na u desh ne të hiqnim. Fatkeqësia më e madhe për në do të ishte harresa, nuk ka popull të madh ose të vogël. Por ka komunitet që ose është destinuar të zhduket ose ka si ne shqiptarët e Çamërisë që nuk humbin kujtimin e të parëve tonë. Harresa është më e keqe sesa morti. Prindërit dhe gjyshërit tanë nuk na lanë të dinim se çfarë ishte harresa. Ne do të plotësojmë amanetin e të parëve tanë. Ne punojmë nëpër Shqipëri, por kokën dhe shpirtin në Çamëri. Pritna nana jonë në Çamëri, se i ke të zotët në Shqipëri. Edhe çami i fundit të mbetet, ne do ta vëmë përpara të na drejtojë. Ne jemi të vetëm në këtë luftë përpara Greqisë. Ndërsa të tjerët që hiqen si luanë në sytë tanë, janë lepuj përpara Greqisë. I pari ishte Enver Hoxha. Më vonë në demokraci burra themeluan Shoqatën Çamëria. Nder dhe lavdi dhe për to. Politika shqiptare ka dashur të përdorë çështjen Çame. Nuk jemi këtu vetëm për të përkujtuar 75 vjetorin e gjenocidit grekë ndaj Çamërisë. Më është kujtuar një fabul. Shqiponja pa një maj mali të lartë, u nis për atje dhe pa një kërmill, dhe e pyeti si erdhe ku ...sigurisht se ka plotë prej nesh se mund të arrijnë majat duke u lëpirë. Por dinjitetin e ka këtu në këtë vend të gjithë çamët. Rritja e forcës tonë politike na bëri të rëndësishëm. Ne duhet të kishim 7 deputetë. Por nëse ka një gjë, është se jemi ne që duhet të hyjmë në vendimmarrje të shtyjmë vendimmarrjen e çdo qeveritari. Është shumë e vështirë ti për mbash emocionet, nuk ka forcë që na ndal forcë që na zhbën. Kokën e kemi në Çamërinë ku janë trojet e tokat tona, që sot presin të zotët e tyre. Ja vlen për të ardhur këtu për çështjen çame. Rroftë Çamëria", u shpreh Idrizi./e.k-Dritare.net

















