324 vatra zjarri në korrik dhe gusht në Shqipëri, të gjitha të qëllimshme
Dritare.net
Gjatë muajve të verës, në korrik dhe në gusht, në vendin tonë kanë rënë 324 vatra zjarri, ndërsa janë prekur 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme!
Këtë lajm e ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një statusi në facebook.
“Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme!
Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.”-shkruan Xhaçka./ I.M-Dritare.net