10 mënyra si të dukeni të bukura pa make up
Dritare.net
1.Hani në mënyrë të kujdesshme

Shprehja “Ne jemi ato çfarë hamë” është shumë e vërtetë. Një dietë strikte nuk është një mënyrë e mirë për t’u kujdesur për lëkurën. Sigurohuni që në dietën tuaj të shtoni fruta, perime, ushqime të pasura me Omega-3 si fara liri, arra etj. Janë të domosdoshme t’i konsumoni të gjitha ushqimet me proteina si, veza, pula, fasulja, thjerrëzat dhe shumë të tjera.
2.Pini shumë ujë.

Ne nuk mund të theksojmë sa duhet rëndësinë që ka uji. Çdo sistem dhe funksion në trupin tonë mbështetet në ujë. Çdo ditë merrni me vete nga një shishe ujë dhe e mbani veten të hidratuar gjatë ditës. Pirja e një minimumi prej 8 gota uji çdo ditë ju ndihmon të nxirrni toksina nga trupi dhe kështu lëkura juaj do të jetë butë dhe plot shkëlqim, gjithashtu uji ndihmon edhe në reduktimin e rrudhave.
3.Flini të qeta

Gjumi është një faktor i rëndësishëm që ndikon në mënyrën se si ndjeheni apo dukeni. Gjumi ndihmon në çlodhjen jo vetëm mendore por edhe atë fizike. Nëse flini 6 deri në 8 orë gjumë ju do të ndjeheni më të çlodhura dhe do të dukeni më të bukura. Duke fjetur mjaftueshëm do të keni një lëkurë që shkëlqen, kështu shmangni edhe rrathët e zinj poshtë syve dhe ngadalësoni procesin e plakjes.
4.Përdorni kremra hidratues të përshtatshëm për fytyrën tuaj.

Fytyra juaj absorbon 60 për qind të kremrave, vajrave që ju përdorni, prandaj është e rëndësishme që ju të përdorni përbërësit e duhur në mënyrë që të ndihmojnë në shkëlqimin e fytyrës. Mbani larg produktet të cilët përmbajnë përbërje kimikë, sulfate, këta ingredientë mund të ndikojnë në irritimin e lëkurës suaj.
5.Ushtrohuni sa më shumë

Aktiviteti fizik është aq thelbësor, si për shëndetin tuaj fizik ashtu edhe për atë mendor. Bëni sa më shumë sport, vraponi, bëni joga ose notoni. Është vërtetuar shkencërisht se aktiviteti fizik përmirëson lëkurën dhe humorin tuaj. Nëse ushtroheni rreth tre orë në javë do të rezultojë në përmirësimin e shëndetit tuaj. Përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në heqjen e toksinave, rrit sasinë e oksigjenit të dhënë në lëkurën tuaj, siguron një shtytje të endorfineve që reduktojnë stresin dhe qetësojnë gjithë trupin, duke përfshirë lëkurën tuaj!
6.Shmangni rrezet e tepërta të diellit.

Rrezet UVA, UVB dhe UVC të diellit janë shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Nëse e ndiqni këtë hap të thjeshtë, do ta falënderoni veten në të ardhmen. Ndihmon në parandalimin e njollave të errëta dhe hiper-pigmentimit. SPF i cili është 'faktori i mbrojtjes së diellit' përcakton se sa mirë mbrojtja e diellit do t'ju mbrojë. Dermatologët rekomandojnë që të vishni një minimum prej një SPF 30 para se të dilni.
7.Qëndroni sa më larg stresit.

Stresi, është një faktor tjetër që mund të çojë në probleme si, dhimbje koke dhe hipertension. Ai gjithashtu mund të çojë në shfaqjen e puçrrave dhe rënies së flokëve. Këto janë vetëm disa rezultate të rënda të stresit. Nëse nuk mund t'i shmangni plotësisht faturat, punën, jetën tuaj dhe gjithë stresin që vjen me të, ju duhet të gjeni një mënyrë për ta menaxhuar atë. Meditoni, pini një filxhan të nxehtë çaji, dëgjoni muzikë etj.
8.Pini sa më shumë çaj jeshil

Ka një arsye pse çaji jeshil është kaq popullor dhe i rëndësishëm për shëndetin. Ndoshta është pija më e shëndetshme dhe është e pasuruar me ushqyes dhe antioksidantë që janë jashtëzakonisht të dobishme për trupin. Ai përmban "catechins" që janë një formë e antioksidantëve që parandalojnë dëmtimin e qelizave. Ai përmirëson qarkullimin e gjakut, ul kolesterolin dhe presionin e gjakut dhe përmirëson shëndetin e lëkurës tuaj. EGCG përbërës që është i pranishëm në këtë çaj ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës duke ulur absorbimin e yndyrës.
9.Bëjini fytyrës suaj masazh

Një masazh i mirë fytyrës çdo ditë mund të zvogëlojë pamjen e linjave të imta, të shtrëngojë lëkurën tuaj dhe ta bëjë atë të duket më rrezatuese. Përveç kësaj, ai gjithashtu ju bën të ndiheni të lehtësuar nga stresi dhe të rinovuar. Kinezët e zbatojnë këtë teknikë duke vënë në shënjestër pika specifike të presionit në fytyrë. Ju mund të përdorni locion ose vaj kokosi kështu që ju jeni të hidratuar ndërsa masazhoni lëkurën tuaj.
10.Përdorni maska të caktuara në varësi të fytyrës suaj

Herë pas herë ju duhet të përdorni maska ushqyese për të ndihmuar fytyrën tuaj të jetë sa më e butë, me shkëlqim dhe natyrale. Këto maska mund t’i realizoni shumë thjeshtë, duke përdorur ingredientët që ju i keni në shtëpitë tuaja. Bazuar në llojin e lëkurës, përgatitni një maskë që i përshtatet nevojave tuaja, vendoseni dhe relaksohuni! Ju mund të përdorni përbërës si mjaltë, aloe vera, miell gram, kos, bollgur dhe fruta, pasi këto janë disa opsione shumë të njohura për maska shtëpie./K.Ç/Dritare.net