
10 gjërat e çuditshme, por të vërteta që na ndodhim kur biem në dashuri
Dritare.net

Pavarësisht se dashuria është një emocion i fuqishëm që ndihet universalisht nga njerëzit, shkaku për ndjenjat tona është kryesisht misterioz dhe gjithëpërfshirës.
Më poshtë ju prezantojmë me 10 gjërat e çuditshme, por të vërteta që na ndodhim kur biem në dashuri:
10. Njerëzit e dashuruar veprojnë njësoj sikur të jenë të dehur.
Pas disa gota vere njerëzit janë gjithmonë më të lirshëm, madje edhe me persona që nuk i njohin shumë mirë pasi bëhen më të qetë dhe frika si dhe ankthi largohen shkruan intv.al
9. Njerëzit e dashuruar shëndoshen ose dobësohen.
Eshtë një shprehje e njohur ne psikologji e quajtur " kilet e dashurisë". Shumë cifte shëndoshen në fillimin e lidhjes. Kjo ndodh ndoshta sepse duam të kompensojmë energjinë ee trupi ynë humb ose sepse kalojmë një kohë të gjatë në kafene ose restaurante.
8. Zëri i tyre ndryshon.
Gjatë një bisede telefonike me të dashurit e tyre, shkencëtarët vunë re se zëri i femrave bëhej më i ulët ndersa i meshkujve më i lartë. Kjo ndodh ndoshta sepse partnerët duan të bëhen si njëri-tjetri.
7. Të jesh i dashuruar është një fiksim ose një varësi.
Antrologjistja Helen E. Fisher zbuloi se kur një person është i dashuruar truri i tyre funksionon njësoj si të një personi me varësi ndaj kokainës.
6. Personat e dashuruar e kanë të pamundur të flenë.
Shumë prej nesh mendojnë se njerëzit e dashuruar kalojnë netë të shumta pa gjum duke menduar për personin e zemrës. Ne fakt studimet tregojnë se një person i dashuruar fle një orë më pak në darkë dhe nuk ndihet i lodhur.
5. Kur njerëzit janë të dashuruar, zemra sa nuk i del nga vendi.
Djersitja, rrahjet e zemrës të larta si dhe skuqja në fytyrë janë simptoma të ankthit, por edhe në fillimet e lindjes së një lidhje romantike shfaqen të njëjtat simptoma. nëse ndjeni se dikush ju bën të skuqeni, ndoshta keni rënë në dashuri.
4. Njerëzit e dashuruar duan të shkruajnë poezi dhe të këndojnë këngë dashurie. sa shumë poezi janë shkruar nga njerëzit e dashuruar!
3. Të jesh i/e dashuruar është një ilaç për sëmundjet.
Shumë studime kanë nxjerrë perfundimin se hormoni dopamine prodhohet më shpejtë tek personat e dashuruar dhe vepron si një ilac natyral.
2. Dashuria është më e ëmbël.
Studiuesit gjermanë bën një eksperiment, disa personave i dhanë si detyrë për të shkruajtur një ese. një grup shkruaji për dashurinë, një grup për xhelozinë dhe grupi i fundit për diçka neutrale, më pas i dhanë karamele dhe ujë.
1. Një person i dashuruar është gati të bëj çdo gjë.
Studiuesit kanë arritur në një konkluzion se respekti i ndërsjellë, apo besimi i ndërsjellë si dhe kujdesja janë gjëra shumë të rëndësishme në një lidhje. Nëse ti je i shqetësuar se partneri jot ka harruar kapelen ose çadrën, atëhere
jeni me të vërtetë të dashuruar./d.m-dritare.net

















