Na ndiqni edhe në

Shëndet

10 arsye pse xhenxhefili të ndryshon jetën!

10 arsye pse xhenxhefili të ndryshon jetën!
Një prej shkrimeve që ka pasur më shumë klikime në rubrikën ushqime në dritare.net, ka qenë shkrimi për 10 arsyet pse xhenxhefili të ndryshon jetën. Ne menduam t'ua ripropozojmë duke shtuar disa detaje dhe vendet ku mund ta blini. 

Në gjuhën e japonezëve, xhenxhefil (xhinxher) është “Mrekullia e Universit” dhe për shumë shekuj njihet për vlerat e saj terapeutike në mjekësinë tradicionale orientale, nga kineze deri tek ajo tibetiane. Në mjekësinë tradicionale kineze, xhenxhefil është në gjendje të forcojë yang, apo thënë ndryshe ajo që është e ngrohtë, mashkullore, e ndritshme, aktive dhe pozitive. Për indianët është një ilaç universal, nga ftohjet deri tek reumatizma. Konsumi i përditshëm i xhenxhefilit rekomandohet gjithashtu nga mjekësia tibetiane për të parandaluar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme patologjike. Prej disa vitesh, shkencëtarët po studiojnë aftësitë e saj anti-tumorale.

Kohët e fundit, flitet edhe për kontributin që jep për t’u dobësuar. Sipas një studimi të Universitetit Columbia, xhenxhefili është në gjendje të kufizojë urinë, mjafton të pini një filxhan çaji me xhenxhefil para ngrënies, për të mos u lodhur shumë kur jeni në dietë. Për të tjerët, ajo është në gjendje të djegë dhjamin, por jo të gjithë janë dakord. Piero Migliaccio, ekspert u ushqyerjes dhe president i Shoqatës Italiane të Shkencave të Ushqyerjes, thotë se cilësia e vetme “dietike” e xhenxhefilit është aftësia e saj për të ndryshuar shijet brenda një ushqyerjeje të ekuilibruar.

Por në të njëjtën kohë paralajmëron se kjo është një ushqim që nuk mund të përdoret nga të gjithë: Duhet të kenë kujdes njerëzit që vuajnë nga gastriti dhe ulcera.

Alessandra Moro Buronzo, eksperte e mjekësi natyrore të “Xhenxhefili, erëza mrekullibërëse që forcon dhe rigjallëron organizmin”, shpjegon se cilat janë përdorimet e duhura të xhenxhefilit në jetën e përditshme. “Sipas shtypit, përdorimi i xhenxhefilit është një mënyrë e thjeshtë për të ruajtur shëndetin. Na lejon të hamë, tresim dhe të jetojmë më mirë. Në mesjetë quhej erëza e shtratit, por nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ka efekt stimulues në jetën seksuale.” Si kompensim, e sigurt është se ka aftësinë të ritonifikojë të gjithë organizmin dhe ky është vetëm një nga efektet e xhenxhefilit.

Më poshtë, gjeni 10 arsye të mira për të filluar tani konsumimin e tij.

1. Ndihmon në tretje

Grating organic ginger roots

Mjekësia indiane e përdor xhenxhefilin për të përmirësuar procesin e tretjes. Xhenxhefili përmban vajra esenciale që rrisin sekretimin e lëngjeve gastrite, stimulojnë prodhimin e vrerit dhe favorizojnë funksionimin e zorrës. Megjithatë, për të qenë efektive, duhet të konsumohen për një periudhë të gjatë.

2. Mbron stomakun

Broccoli puree

Substancat e ndryshme që përmban xhenxhefili, mbrojnë muret e stomakut, duke reduktuar kështu problemet me aciditetin e stomakut. Kombinimi më i mirë për të luftuar ulcerën gastrike është xhenxhefil me brokoli.

3. Ndikon në zorrë

root ginger

Xhenxhefilit redukton ënjtjen e zorrëve, eliminon gazrat në zorrë dhe ka një efekt qetësues kundër spazmave.

4. Është një anti-inflamator

Common Ginger Roots

Në vitet ’70, studiuesit gjetën se xhenxhefili ka veti anti-inflamatore. Një studim i kryer në Tajvan ka gjetur përgjegjësin, që është xhinxheroli, i cili ka efekt anti-inflamator. Një studim i Georgia College ka testuar efektet e xhenxhefilit edhe tek dhimbje muskulore, ku mjafton të konsumoni në një ditë xhenxhefil për të ulur intensitetin e dhimbjeve të muskujve.

5. Lehtëson problemet që lidhen me artritin

Ginger basket

Xhenxhefili përdoret prej mijëra vitesh në Kinë për të lehtësuar problemet që lidhen me artritin dhe artrozën. Në vitin 2010, është provuar shkencërisht efekti i saj nga një studim i kryer në Zelandën e Re. Në të njëjtin vit një studim i kryer në Korenë e Jugut vuri në dukje funksionin e xhenxhefilit në parandalimin e sëmundjeve inflamatore kronike.

6. Është antioksidant

Ginger lemon grass garlic and chilli pepper

Xhenxhefili përmban një numër të madh përbërësish aktive dhe antioksidante, rreth 40. Pra, ajo është në gjendje të luftojë përgjegjësit kryesorë për plakjen e qelizave. Lajm i mirë është se këto funksione ruhen edhe në qoftë se xhenxhefili gatuhet. Fuqia e saj antioksidante rritet nëpërmjet sinergjisë me dy antioksidantë të tjera të përdorura gjerësisht në mjekësinë kineze: hudhra dhe qepa.

7. Efektive kundër përzierjes së stomakut

Crystallized ginger

Edhe pse xhenxhefili përmendet shpesh për efektin e saj kundër përzierjes së stomakut, nuk rekomandohet të konsumohet me shumicë gjatë shtatzënisë. Në raste të tjera, për të qetësuar përzierjen e stomakut, xhenxhefili mund të konsumohet në mënyra të ndryshme: mund ta përtypni xhenxhefilin e ëmbëlsuar, ose të përdorni vajin esencial në çaj, ose të pini çaj me copëza të freskëta xhenxhefili brenda.

8. Ka efekt kundër stresit

Root ginger

Bima e xhenxhefilit ka një veprim të fuqishëm tonik në organizëm. Ajo ndihmon për të luftuar stresin, lodhje dhe dhimbjet e kokës. Shpesh përfshihet në ilaçet që ndihmojnë për të luftuar lodhje, mungesën e vitalitetit dhe energjisë.

9. Perfekt gjatë stinëve të ftohta

Fresh ginger root and lemon

Xhenxhefili nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpi gjatë dimrit. Ajo ndihmon për të parandaluar dhe kuruar gripin, kollën, ethet, bronkitin dhe dhimbjen e grykëve. Mjafton të vendosni disa copëza xhenxhefil në ujë të valuar dhe të pini disa gota gjatë ditës.

10. Ka veti anti-tumorale

Onion, garlic, and ginger root in basket

Sipas studimeve të shumta, xhenxhefili është një nga ushqimet që ka aftësinë për të luftuar formimin dhe zhvillimin e qelizave kanceroze. Veçanërisht xhinxheroli është i dobishëm në parandalimin e kancerit të prostatës, zorrës së trashë, stomakut dhe kancerit në vezore. Ju nuk e keni idenë sa shumë ndihmon xhenxhefili në ushqimin e shëndetshëm tuajin dhe fëmijës tuaj. Ndaj, mos e ndani nga kuzhina e shtëpisë. Ju mund ta blini xhenxhefilin pranë dyqaneve të Neranxit në Shqipëri apo pranë dyqaneve fruta-perime të lagjes suaj./dritare.net/